Fotoja e Ibrahim Rugovës në Parlamentin Evropian, Osmani: Moment i veçantë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shpërndarë një foto ku shihet ajo së bashku me presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, duke shikuar një foto të ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Osmani po qëndron në Bruksel ku, me ftesë të presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, ajo do ta përfaqësojë Kosovën në takimin e krerëve të Bashkimit Evropian me liderët e Ballkanit Perëndimor

“Një moment i veçantë sot në Parlamentin Evropian.”, ka shkruar ajo në foton ku shihet së bashku me Metsolan duke e shikuar së bashku fotografinë.

Kategoritë
LajmeVendi