FOTOT- Miliarderët e “varfër”, si do të dukeshin Bill Gates e Donald Trump sipas Inteligjencës Artificiale

SHBA- Një artist indian ka përdorur inteligjencën artificiale për të krijuar imazhe të njerëzve të pasur dhe të famshëm të veshur me lecka që jetonin në lagje të varfëra. Mediat  kanë siguruar imazhet Gokul Pillai, të cilat tregojnë portretet e Donald Trump, Elon Musk, Mark Zuckerberg,  Warren Buffett, Bill Gates dhe Jeff Bezos si “miliarderë të varfër”.

Pillai tha për DailyMail.com se ai përdori programin e inteligjencës artificiale ‘Midjourney’ për të krijuar portretet e tyre duke përdorur gjithashtu photoshop. Frymëzimi, tha ai, erdhi nga filmi klasik indian ‘Slumdog Millionaire’ të cilin e pa përsëri.

Ishte shumë rastësi. Filmi zhvillohet në lagjet e varfra të Indisë dhe unë doja të bëja diçka të bazuar në këtë”,- tha Pillai.

Në kolazhin fotografik, miliarderi amerikan dhe bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, shihet pa këmishë dhe i veshur vetëm me pantallona gri të gjera, duke qëndruar jashtë një kasolle. Imazhi i Gates ka mbledhur më shumë se 10,000 pëlqime. Ish-presidenti i 45-të i SHBA-së, Donald Trump, duket i zhveshur dhe i varfër. Ndërkohë bizesmeni Elon Musk shihet i vesh një bluzë të ndotur dhe pantallona blu, duke qëndruar pranë një tualeti.

 

 

Kategoritë
LajmeTë ndryshme