Fqinjët në Ferizaj shpëtojnë 30 vjeçaren, i dashuri e kishte rrahur dhe mbyllur për 3 ditë në shtëpi

Policia Rajonale në Ferizaj ka njoftuar përmes një komunikate për media se paraditen e së shtunës e kanë arrestuar një person me inicialet A.Sh i moshës 29 vjeçare pasi si rezultat i një mosmarrëveshje kishte rrahur të dashurën e tij me inicialet M.A të moshës 30 vjeçare.

Siç tregon Policia e Kosovës, të njëjtën A.Sh e kishte mbajtur të mbyllur për tri ditë në dhomën e shtëpisë.

“Sot, rreth orës 11:30 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën ” Enver Topalli” në Ferizaj është një rast i dhunës në familje dhe lëndimit trupor. Në lidhje me këtë policia menjëherë i ka marr veprimet e nevojshme dhe ka dalë në vendin e ngjarjes. Në rast janë kyçur Njësia e Dhunës në Familje, të cilët kanë arrestuar personin me inicialet A.SH (M/K) i moshës 29 vjeçar,  i cili dy ditë më parë, shkak i një mosmarrëveshje i kishte shkaktuar lëndime trupore të dashurës së tij me inicialet M.A ( F/K) e moshës 30 vjeçare dhe e kishte mbajtur të mbyllur për tri ditë radhazi në dhomën e shtëpisë”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Viktima M.A kishte arritur që të njoftonte fqinjët e saj, e më pas fqinjët e kishin njoftuar edhe Policinë lidhur me rastin. Pas daljes në vendin e ngjarjes, M.A është dërguar në QKMF-në e Ferizajt, derisa A.Sh është gërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme.

“Viktima M.A kishte arritur ti njoftojë fqinjët e saj dhe këta më pas kishin lajmëruar policinë.

Viktima, është dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ndërsa policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit policor,  me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i dyshuari A.SH është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Dhunë në Familje dhe Lëndim i lehtë trupor”, thuhet në njoftim.

Kategoritë
LajmeVendi