Franca mbyll 2 shkolla islame

Një xhami e vogël në njërën prej shkollave do të mbyllet gjithashtu

Dy shkolla islame janë mbyllur në qytetin jugor të Francës, Montpellier, sipas raportimeve të mediave lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët kanë kryer kontrolle të paparalajmëruara në dy shkolla të martën dhe kanë urdhëruar administratat t’i mbyllnin ato, raportoi sot Actu.fr.

Bastisjet janë kryer me direktivat e Hugues Moutouh, guvernator i rajonit Herault.

Një xhami e vogël në njërën prej shkollave do të mbyllet gjithashtu.

Sipas Moutouh, shkollat ​​ishin “ilegale” dhe xhamia funksiononte pa leje, raportohet më tej.

Një ligj i ri i diskutueshëm i paraqitur në Francë vitin e kaluar është kritikuar për veçimin e muslimanëve, ndërsa rreth 25 xhami janë mbyllur në vend për arsye të ndryshme.

Raporti Evropian i Islamofobisë 2021 i publikuar disa muaj më parë thoshte se ligji i ri “i cili supozohet të japë një përgjigje të fortë kundër ‘terrorizmit’ dhe ‘islamit radikal’, në fakt ka provokuar një goditje të dhunshme ndaj dukshmërisë dhe organizimit të muslimanëve”.

Raporti e identifikoi Francën si një nga “pikat kryesore të urrejtjes antimuslimane dhe incidenteve islamofobike” në kontinent.

“Islamofobia në Francë është kryesisht rezultat i shtetit, i cili kërkon të krijojë një “Islam të Francës” që heq vetëvendosjen nga muslimanët francezë për t’i bërë ata “myslimanë pa Islam”, thuhet në raport.

Raporti thoshte se viti 2021 kishte “një nivel më të lartë dhune në Francë si për sa i përket gjuhës (me diskurse islamofobike gjithnjë më shqetësuese dhe me urrejtje) dhe qasjes (me ligje që shtypin muslimanët fetarë, të dukshëm, të organizuar dhe të zëshëm) – një dhunë që nxjerr në pah pozitën dytësore të muslimanët francezë në vendin e tyre”.

Kategoritë
BotaLajme