Franca ndalon reklamat e karburanteve fosile

Ndalimi hyn në fuqi për të gjitha produktet e energjisë së naftës, për energjinë nga djegia e minierave të qymyrit dhe për karbonet që përmbajnë hidrogjen. Gazi natyror është i përjashtuar nga ndalimi deri në qershor të vitit 2023

Franca ka vendosur zbatimin e një ndalimi për reklamimin e karburanteve fosile në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ndalimi hyn në fuqi për të gjitha produktet e energjisë së naftës, për energjinë nga djegia e minierave të qymyrit dhe për karbonet që përmbajnë hidrogjen. Gazi natyror është i përjashtuar nga ndalimi deri në qershor të vitit 2023.

Sipas Institutit të Përgjegjshmërisë së Klimës me bazë në SHBA, kompanitë e karburanteve fosile janë ndër ndotësit kryesor të karbonit dhe fitojnë miliona përfitime derisa promovojnë shitjen e qymyrit dhe gazit.

Vitet e fundit ka pasur një kërkesë në rritje në mbarë botën për ndalimin e reklamave të karburanteve fosile. Vitin e kaluar, rrjeti ‘Greenpeace’ dhe 20 organizata të tjera mjedisore kërkuan një ndalim të gjerë në Bashkimin Evropian (BE) për reklamat e karburanteve fosile.

Ndalimi i reklamave në Francë u përfshi në ligjin e klimës, të miratuar nga parlamenti francez në gusht të vitit 2021 që synon të zbatojë rregulla më të rrepta për të reduktuar konsumin e energjisë, si dhe për të promovuar masa të qëndrueshme të energjisë.

Disa forma të reklamimit, si investimet financiare në lëndët djegëse fosile ose sponsorizimi i lidhur me komunikimin, nuk përfshihen në ndalim.

Gjithashtu reklamimi do të lejohet për hidrogjenin e de-karbonizuar, lëndët djegëse që kanë të paktën 50 për qind përmbajtje të energjisë së rinovueshme dhe që përputhen me kriteret e reduktimit të emetimeve të gazeve serrë, si dhe furnizimi me gaz me 50 për qind përmbajtje të bio-gazit.

Mos respektimi i ndalimeve mund të çojë në një gjobë midis 20 mijë – 100 mijë euro, ndërsa shkelësit e përsëritur do të duhet të paguajnë dyfishin e shumës.

Kategoritë
BotaLajme