Franca synon agjendë pozitive në marrëdhëniet me Türkiyen

 

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe homologu i tij turk Recep Tayyip Erdoğan gjatë një bisede telefonike kanë diskutuar çështje rajonale, përfshirë situatën në Siri

Presidenti francez Emmanuel Macron shprehu dëshirën e tij për të promovuar një agjendë pozitive në marrëdhëniet dypalëshe me Türkiyen gjatë një bisede telefonike me presidentin Recep Tayyip Erdoğan, tha Pallati Elysee, transmeton Anadolu.

Sipas një deklarate, dy udhëheqësit kanë diskutuar çështje rajonale, duke përfshirë situatën në Siri.

Macron ka riafirmuar mbështetjen e Francës për familjet e prekura nga tërmetet shkatërruese që goditën Türkiyen juglindore më 6 shkurt 2023.

Lidhur me Sirinë, ai ka theksuar gjithashtu rëndësinë e një procesi tranzicioni gjithëpërfshirës në Damask që respekton të gjitha segmentet e shoqërisë, duke u zotuar për angazhimin e vazhdueshëm të Parisit për unitetin dhe sovranitetin e vendit.

Udhëheqësi francez ka nënvizuar nevojën për të vazhduar luftën kundër grupit terrorist DEASH.

Kategoritë
BotaLajme