Franca tërheq trupat nga Republika e Afrikës Qendrore

Në një deklaratë nga ambasada e Francës në Republikën e Afrikës Qendrore thuhet se së shpejti do të tërhiqet njësia e fundit ushtarake e cila është e vendosur në aeroportin Bangui-MPoko në kryeqytetin Bangui

Franca ka marrë vendim për të tërhequr ushtarët e saj nga Republika e Afrikës Qendrore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga ambasada e Francës në Republikën e Afrikës Qendrore thuhet se së shpejti do të tërhiqet njësia e fundit ushtarake e cila është e vendosur në aeroportin Bangui-MPoko në kryeqytetin Bangui.

Në deklaratën ku nuk jepet informacion lidhur me datën e tërheqjes, thuhet se autoritetet franceze dhe të Afrikës Qendrore kanë rënë dakord për çështjet teknike.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron më 17-18 shkurt njoftoi se do të tërheqin ushtarët e tyre në Mali brenda 4-6 muajve.

Në gusht 2022 Franca tërhoqi 2.400 ushtarë të saj dhe tre baza që ndodheshin në Mali në kuadër të operacionit “Barkhane” dhe më pas i vendosi ato në vendin fqinj Niger.

Kategoritë
BotaLajme