Francë, era dhe tymi i zjarreve që vazhdon për 9 ditë mbërrin në Paris

Rreth 21 mijë hektarë pyje janë djegur në rajonet Landiras dhe La Teste-de-Buch, për shkak të nxehtit ekstrem dhe erërave të forta ku si pasojë vështirë është të kontrollohen flakët

Era dhe tymi i zjarreve, të cilat po vazhdojnë prej 9 ditësh në rajonet La Teste-de-Buch dhe Landiras të Girondes në jugperëndim të Francës, kanë mbërritur në kryeqytetin Paris dhe rrethinën e tij, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të “Franceinfo” thuhet se zjarret që filluan në Gironde të martën e 12 korrikut dhe ende nuk janë shuar, filluan sërish të kenë efektin e tyre gjatë ditës ndërsa gjatë natës u ngadalësua efekti i saj.

Rreth 21 mijë hektarë pyje janë djegur në rajonet Landiras dhe La Teste-de-Buch, për shkak të nxehtit ekstrem dhe erërave të forta ku si pasojë vështirë është të kontrollohen flakët.

Vetëm në Landiras në 24 orët e fundit janë djegur 1.300 hektarë tokë.

Gazeta “Le Parisien” njoftoi se zona e gjelbër dhe pyjore e djegur në Gironde është dyfishi i madhësisë së Parisit.

– Era e zjarrit, e cila i lodhi zjarrfikësit, arriti në Paris

Lodhja e zjarrfikësve në zjarrin që vazhdon prej 9 ditësh është një tjetër faktor që e vështirëson luftën kundër zjarrit.

BFMTV shkroi se era dhe tymi nga zjarri i Girondës mbërriti në Paris dhe rrethinën e tij.

Policia e Parisit njoftoi në llogarinë e saj në Twitter se era e cila ndihej jashtë ishte shkaktuar nga zjarret që vazhduan në vend.

Për këtë arsye është rekomanduar që të mos telefonohet shërbimi zjarrfikës dhe të mos mbahen të zëna linjat.

– Macron shkon në zonën e zjarrit pas 9 ditësh

Personi që u ndalua me dyshimin se ka ndezur zjarrin në Landiras është lënë i lirë.

Presidenti francez, Emmanuel Macron pritet të shkojë në zonën e zjarrit gjatë ditës.

Me evakuimin e 16 mijë njerëzve në Gironde të hënën, numri i të evakuarve nga rajoni arriti në 36.600.

Në rajon janë djegur 5 kampingje, një restorant dhe dy shtëpi, ndërsa më shumë se 1.000 kafshë të strehuara në kopshtin zoologjik Arachon, i cili ndodhet në një sipërfaqe prej 22 hektarësh janë transferuar në vende të tjera.

Në vend u zbulua se një e treta e avionëve zjarrfikës u dërguan në mirëmbajtje me arsyetimin se nuk ishin të përshtatshëm për përdorim.

Kategoritë
BotaLajme