Francë – Le Pen: Turqia bëri përpjekje diplomatike të rëndësishme për të vendosur paqen në Ukrainë

Marine Le Pen, lidere e ekstremit të djathtë në Francë dhe kandidate presidenciale në zgjedhjet e fundit, deklaroi se Turqia bëri përpjekje diplomatik të rëndësishme e për të vendosur paqen në luftën ruso-ukrainase.

Në një intervistë të transmetuar në kanalin lokal “BFMTV”, Marine Le Pen foli për çështjet kombëtare dhe ndërkombëtare, përfshirë dërgimin e armëve nga Franca në Ukrainë dhe zgjedhjet e përgjithshme.

Duke theksuar se rruga e diplomacisë me Presidentin rus, Vladimir Putin, duhet të vazhdojë për përfundimin e luftës Rusi-Ukrainë, udhëheqësja e Tubimit Kombëtar (RN) tha se Turqia bëri përpjekje të rëndësishme diplomatike për të siguruar paqen.

Le Pen bëri me dije se ajo nuk do të vendosë më kandidaturën për presidente të Francës, nëse nuk paraqitet një emergjencë.

Liderja e ekstremit të djathtë tha se tri javë pas zgjedhjeve presidenciale, Presidenti Emmanuel Macron emëroi një kryeministër të ri dhe se francezët sot po përballen me probleme serioze të fuqisë blerëse, rritjen e çmimeve të naftës dhe “inflacion të dhimbshëm”.

Ajo përmendi edhe vonesën e formimit të kabinetit të ri qeverisës duke e përshkruar këtë si “jo normale”.

E pyetur në lidhje me deklaratën e Presidentit Macron se dërgesat e armëve në Ukrainë do të vazhdojnë të rriten, Le Pen u përgjigj duke me këto fjalë: “Unë e kam thënë që në fillim. Isha në favor të sigurimit të Ukrainës me të gjitha mjetet për t’u mbrojtur, por nëse Franca fillon të dërgojë armë vdekjeprurëse, rrezikon të shihet si partnere në luftë.”

Sipas saj, vendet janë në favor ose të paqes ose luftës në arenën ndërkombëtare dhe nuk ka asnjë opsion të tretë.

“Unë nuk dua që qeveritarët tanë të na tërheqin në një luftë botërore të pavullnetshme”, shtoi Le Pen.

Kryetarja e RN-së u shpreh gjithashtu se Asambleja Kombëtare duhet të miratojë një ligj për burkinin, në lidhje me votimin e Këshillit Bashkiak të Grenobles në fillim të javës që i hapi rrugën lejimit të burkinit (rroba banje të përdorura nga gratë myslimane) që nga 1 qershori në pishinat publike të qytetit.

Le Pen tërhoqi vëmendjen se rrobat e plazhit për gratë e mbuluara përbëjnë një kërcënim për sekularizmin në Francë dhe pretendoi se është një tregues i “komunalizmit dhe separatizmit”.

Kategoritë
BotaLajme