Francë, mbi 1.000 zjarrfikës luftojnë me zjarret

Mediat vendase raportojnë se zjarri i cili shpërtheu pak ditë më parë në një zonë pyjore në rajon, ende nuk është vënë nën kontroll

Më shumë se 7.500 hektarë tokë janë djegur ndërsa 11.300 persona janë evakuuar për shkak të zjarreve pyjore në rajonin Gironde në jugperëndim të Francës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mediat vendase raportojnë se zjarri i cili shpërtheu pak ditë më parë në një zonë pyjore në rajon, ende nuk është vënë nën kontroll.

Administrata e provincës Gironde deklaroi se deri më tani të paktën 7.500 hektarë sipërfaqe të gjelbra janë djegur dhe 11.300 njerëz janë evakuuar.

“FranceInfo” raportoi se nuk ka pasur viktima nga zjarri dhe se disa shtëpi dhe një restorant pranë Cazaux janë djegur.

Më shumë se 1.000 zjarrfikës si dhe helikopterë dhe avionë zjarrfikës, vazhdojnë betejën me zjarret.

Prokuroria e rrethit ka nisur hetimet lidhur me zjarret.

Kategoritë
BotaLajme