Francë, me vazhdimin e grevës në dy rafineri, vazhdon vështirësia në furnizimin me karburante

Sipas ministri francez i Transportit Clément Beaune, vetëm 10 për qind e pikave të karburantit kanë vazhduar të përballen me vështirësi në furnizim, nga mbi 30 për qind sa ishte më parë

Kanë vazhduar edhe sot grevat në dy rafineri të kompanisë franceze të energjisë TotalEnergies, transmeton Anadolu Agency (AA).

Grevat shkaktuan vështirësi në furnizimin me karburante në disa pika të karburantit.

Nga greva, të ndikuara janë zonat Feyzin, rajoni Auvergne-Rhone-Alpes; si dhe Gonfreville-l’Orcher, rajoni i Normandisë.

Punëtorët në rafinerinë në Feyzin do të mbajnë votim nëse do të zgjasin grevën.

Në rafinerinë në Gonfreville-l’Orcher, greva tashmë është zgjatur deri më 27 tetor, kanë bërë të ditur nga sindikata, “nëse menaxhmenti nuk na kontakton përpara kësaj”.

Ndërkohë, ministri francez i Transportit Clément Beaune tha se situata në shumë stacione shërbimi në Francë po lehtësohet.

Sipas tij, vetëm 10 për qind e pikave të karburantit kanë vazhduar të përballen me vështirësi në furnizim. Në ditët dhe javët e mëparshme, në disa raste bëhej fjalë për mbi 30 për qind të pikave të karburantit.

Kategoritë
BotaLajme