Francë, mjekët zgjasin grevën edhe për javë

Shoqata filloi grevën më 26 dhjetor duke kërkuar që pagesat bazë të konsultimit të mjekëve të përgjithshëm të dyfishohen nga 25 euro në 50 euro, si dhe përmirësime në kushtet e tyre të përgjithshme të punës.

Mjekët në Francë kanë zgjatur edhe për një javë grevën e tyre për paga më të larta dhe kushte më të mira për punë.

Shoqata ‘Medecins Pour Demain’ (Mjekët për nesër) njoftoi se greva do të vazhdojë gjatë gjithë javës, respektivisht deri më 8 janar, me një marsh protestues që do të organizohet këtë të enjte në Paris.

Shoqata filloi grevën më 26 dhjetor duke kërkuar që pagesat bazë të konsultimit të mjekëve të përgjithshëm të dyfishohen nga 25 euro në 50 euro, si dhe përmirësime në kushtet e tyre të përgjithshme të punës.

“Përkundrazi, ne u kritikuam edhe në mënyrë të padrejtë nga ministri ynë”, thuhet në njoftimin e shoqatës, duke iu referuar komenteve të ministrit të Shëndetësisë, Francois Braun, i cili javën e kaluar kritikoi mjekët për protesta në një “kohë vështirësish ekstreme” derisa Franca lufton me një rritje të rasteve të bronkolitit, gripit dhe virusit COVID-19.

Kategoritë
BotaLajme