Francë, nisin hetimet lidhur me posterat që krahasojnë presidentin Macron me Hitlerin

– Sipas mediave franceze, në shumë tabela në qytetin Avignon në jug të vendit gjatë natës që lidh të mërkurën me të enjten u ngjitën postera që përshkruajnë Macronin si Hitleri

PARIS (AA) – Në Francë kanë filluar hetimet lidhur me posterat ku presidenti Emmanuel Macron krahasohet me Adolf Hitlerin, transmeton Anadolu.

Sipas mediave franceze, në shumë tabela në qytetin Avignon në jug të vendit gjatë natës që lidh të mërkurën me të enjten u ngjitën postera që përshkruajnë Macronin si Hitleri.

Bashkia Avignon kërkoi heqjen e posterave në të cilën fytyra e Macronit ishte pikturuar me shkrimin “49.3” dhe me mustaqe të ngjashme me ato të Hitlerit.

Teksti me shifrat “49.3” të kujton paragrafin e 3-të të nenit 49 të Kushtetutës të cilin qeveria e vendosi në zbatim për pranimin e reformës së pensioneve pa votim në Parlament.

Posterat në fjalë, janë të njëjtat me grafitin ku artisti i grafitit me nofkën Lekto pikturoi Macronin si Hitleri në murin e një ndërtese muajin e kaluar.

Prokuroria e Avignonit dje filloi hetimet lidhur me posterat, me arsyetimin për “fyerje publike ndaj presidentit” dhe “nxitje të rebelimit”.

Në muajin prill Letko pikturoi Macronin si Hitleri në murin e një ndërtese në Avignon. Më pas grafiti u mbulua me bojë të bardhë.

Kategoritë
BotaLajme