Francë, një adoleshent humbi jetën gjatë festimeve pas ndeshjes Francë-Marok

Adoleshenti humbi jetën pasi u godit nga një makinë, shoferi i së cilës është në arrati.

Një adoleshent humbi jetën mbrëmë në Montpellier, në pjesën jugore të Francës, mes festimeve pas ndeshjes së futbollit Francë-Marok.

Një shofer goditi djalin e ri me automjetin e tij, teksa njerëzit kishin dalë në rrugë për të festuar fitoren e Francës ndaj Marokut në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2022 që po mbahet në Katar.

Prefektura Herault në një deklaratë tha se adoleshenti humbi jetën pavarësisht se u dërgua në spital “me urgjencë absolute”.

Sipas mediave lokale, shoferi i makinës është në arrati.

Automjeti më vonë “u gjet pranë vendit të aksidentit dhe u sekuestrua”.

Në deklaratë thuhet se hetimet policore janë duke vazhduar.

Kategoritë
BotaLajme