Francë, një nxënëseje muslimane i griset Kurani dhe i hidhet shamia në plehra

Drejtori i shkollës e denoncoi aktin, duke e quajtur atë “të patolerueshëm” dhe “ligjërisht të dënueshëm”

Në konviktin e një shkolle të mesme në Francë, një nxënëseje muslimane i është grisur Kurani Famëlarte dhe shamia i është hedhur në plehra, njoftuan mediat.

Transmetuesi publik FranceInfo raportoi se një nxënëse muslimane në shkollën e mesme “Jean Rostand” në qytetin port Caen gjeti Kuranin dhe shaminë e saj në plehra kur u kthye në konvikt të enjten.

Nxënësja e ka raportuar incidentin tek drejtoria e shkollës, njoftohet më tej.

Sebastien Duval-Rocher, drejtori i shkollës, tha në një deklaratë se ai dhe kolegët e tij janë të shokuar për incidentin.

Ai vuri në dukje se shkolla është mendjehapur “dhe tolerante dhe pranon të gjitha konfesionet” dhe tha se denoncon aktin, duke e quajtur atë “të patolerueshëm” dhe “ligjërisht të dënueshëm”.

FranceInfo tha se as nxënësja dhe as familja e saj nuk duan të ngrenë padi kundër autorit të krimit, por zyra e prokurorisë tashmë është vënë në veprim përmes menaxhmentit të shkollës.

Kategoritë
BotaLajme