Francë, nxënësit në një shkollë në periferi të Parisit mësojnë në klasa pa energji elektrike dhe pa ngrohje

Nxënësit në shkollën e mesme Voillaume me një kapacitet prej 2.400 personash në Aulnay-sous-Bois vazhdojnë mësimin e tyre në kushte të pa favorshme dhe në të ftohtë

ANKARA (AA) – Nxënësit në një shkollë të mesme në periferi të kryeqytetit francez Paris mësojnë pa hequr xhupat, në klasa me dritare të prishura dhe pa energji elektrike ku sistemi i ngrohjes nuk funksionon, gjë që ka shkaktuar reagime të shumta në opinion, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të kanaleve televizive franceze BFM dhe RMC, nxënësit në shkollën e mesme Voillaume me një kapacitet prej 2.400 personash në Aulnay-sous-Bois vazhdojnë mësimin e tyre në kushte të pa favorshme dhe në të ftohtë.

Pavarësisht se në shkollë janë bërë rinovime në vlerën prej 47 milionë euro, nxënësit në këtë vendbanim zhvillojnë mësimin pa hequr xhupat e tyre, në klasa me dritare të prishura ku sistemi i ngrohjes ka defekt dhe ku ka ndërprerje të energjisë elektrike.

Në pamjet e shpërndara në median sociale vërehet se dritaret e disa klasave nuk mbyllen mirë, kanë rënë suvatimet, si dhe tavane me shtresa të rëna.

Zyrtarët pa zgjidhje

Në pamjet e shpërndara në median sociale, një nga studentët emri i të cilit nuk përcaktohet, thotë se “kur vij në shkollë në mëngjes nuk më vjen nga brenda të zhvilloj mësim”, ndërsa një nxënës tjetër dëgjohet teksa thotë, “Në disa klasa xhamat janë të thyera, jemi të detyruar të ulemi në atë mënyrë”.

Në shkollën ku në disa klasa ku sistemi i ngrohjes është i prishur, temperatura ulet deri në 14 gradë, nxënësit herë pas here janë të detyruar të ndjekin librat e shkollës me dritën e celularit për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike, që vazhdon nga nëntori e deri më tani.

Mësuesit dhe nxënësit, të cilët përpiqen të vazhdojnë mësimet në një ndërtesë me kushte të pafavorshme ku as tualetet nuk kanë dyer, kanë reaguar pasi zyrtarët nuk kanë gjetur zgjidhje.

“Kam turp që jap mësim për nxënësit në këto kushte”, shprehet mësuesi Leo Kloeckner, duke shtuar se problemi nuk është zgjidhur ende plotësisht, pavarësisht se administrata e shkollës dhe mësuesit u janë drejtuar shumë herë administratës rajonale Ile-de-France.

Kategoritë
BotaLajme