Francezët shkojnë në Belgjikë për të blerë karburant

Me thirrjen e sindikatës më të madhe të punëtorëve në vend, punonjësit e rafinerive në Francë hynë në grevë me kërkesën për rritje të pagës me 10 për qind.

Për shkak të krizës së karburanteve, francezët kanë filluar të mbushin automjetet e tyre në Belgjikë.

Sipas lajmeve të mediave lokale, mungesa e benzinës dhe naftës në Francë ka shkaktuar që qytetarët ta sigurojnë karburantin nga vendet fqinje.

Për shkak të krizës së përjetuar në Francë, shumë drejtues e blejnë karburantin për automjetet e tyre nga Belgjika.

Kryesisht francezët që jetojnë në zonat pranë kufirit me Belgjikën, janë të detyruar që të marrin nga vendet fqinje karburantet, të cilat nuk mund t’i sigurojnë në vendin e tyre.

Në anën tjetër, rikujtojmë se deri para një muaji, situata ishte e kundërta.

Për arsye se qeveria franceze kishte ulur çmimet e karburanteve, kishte një diferencë deri në 30 cent në çmimet e naftës dhe benzinës mes Belgjikës dhe Francës.

Për këtë arsye, banorët belg që jetojnë kryesisht në afërsi të kufirit, kursenin duke marrë karburant për automjetet e tyre nga Franca. Disa belgë për të kursyer edhe më shumë, pas mbushjes së automjeteve të tyre, mbushnin edhe bidona që i kishin sjellë me vete.

Gjatë kësaj periudhe stacionet e karburanteve në Belgjikë ankoheshin se nuk kishin shitje të karburanteve.

Ndërsa tani, edhe pse stacionet në Belgjikë kanë çmim më të lartë, ato përballen me dyndjen e konsumatorëve francezë.

Shitjet në pikat e karburanteve belge në rajonet pranë kufirit me Francën kanë shënuar rritje deri në 20 për qind.

– Kriza e karburantit në Francë

Me thirrjen e sindikatës më të madhe të punëtorëve në vend, punonjësit e rafinerive në Francë hynë në grevë me kërkesën për rritje të pagës me 10 për qind.

Greva ndikoi negativisht në shumë rafineri në vend.

Pas përhapjes së grevës, në një pjesë të rëndësishme të stacioneve të karburanteve në vend filloi problemi për karburant.

Në shumë vende filluan radhët e gjata për karburant, ndërsa në disa rajone u vendos kufizimi i litrave në shitjen e karburantit.

Kategoritë
BotaLajme