Federata Franceze e Futbollit u ka dërguar një paralajmërim të gjithë përzgjedhësve në ekipet kombëtare të futbollit të këtij vendi që të mos lejojnë futbollistët të agjërojnë gjatë muajit të Ramazanit.
Siç raporton L’Equipe, këtë vit për herë të parë FFF vendosi një “rregull të përgjithshëm” që rregullon praktikën e agjërimit të Ramazanit brenda seleksioneve kombëtare, kështu që nuk do të ndryshojë datat e stërvitjes, drekës apo ndeshjeve, dhe lojtarët kërkohen të mos agjërojnë gjatë mbërritjes së tyre në ekipin kombëtar.
Rregulli i ri do të zbatohet nga përzgjedhjet e të rinjve deri tek të moshuarit dhe tashmë ka hasur në tensione dhe keqkuptime të shumta.
Mësohet se futbollisti i Lyonit, Mahamadou Diawara, është hequr nga lista e kombëtares pa asnjë shpjegim, ndonëse sot është stërvitur normalisht me klubin e tij.
Nga burime pranë futbollistit 19-vjeçar thuhet se ai është larguar nga kombëtarja pasi nuk ka dashur të prishë agjërimin gjatë tetë ditëve që zgjat grumbullimi i Kombëtares.
Thuhet se një vendim i tillë është skandaloz pasi futbollisti i ri duhet të zgjidhte mes futbollit dhe fesë së tij.
Gjithashtu shtohet se për shkak të një zhvillimi të ngjashëm të situatës, disa futbollistë të rinj që kanë dy shtetësi kanë vendosur të mos përfaqësojnë trengjyrëshit në skenën e madhe.
Kujtojmë se më parë Ligue 1 i ndalonte gjyqtarët që të ndërpresin ndeshjet në mënyrë që disa futbollistë të mund të prishin agjërimin gjatë Ramazanit.