Francezi luajti vetëm 48 minuta dhe fitoi 28 milionë euro

Leeds duhet t’i paguajë ish-futbollistit të saj Jean-Kevin Augustin deri në 28 milionë euro dhe francezi i “meritoi” këto para duke luajtur vetëm 48 minuta.

Augustin mbërriti në Leeds si huazim nga RB Leipzig në janar 2020, me opsionin e blerjes së detyrueshme të kontratës për 20.5 milionë euro nëse Leeds vendoset në Premiership.

Sezoni 2019/2020 u zgjat për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe Leeds u kualifikua për Premiership më 17 korrik 2020.

Duke qenë se marrëveshja e huazimit për Augustin mes Leeds dhe Leipzig ishte nënshkruar për periudhën deri më 30 qershor, klubi anglez nuk ka dashur të japë para.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) vendosi në favor të Leipzig-ut dhe më pas klubet arritën një marrëveshje ku Leeds i pagoi 17.5 milionë euro klubit gjerman.

Megjithatë, Augustin e paditi edhe Leedsin dhe FIFA vendosi që klubi nga Elland Road t’i paguajë 28 milionë euro. Gjegjësisht, Augustin pretendoi se do të merrte aq shumë para nga Leeds për kontratën pesëvjeçare që do të nënshkruante pasi klubi anglez e bleu nga Leipzig.

Leeds bëri të ditur se do të ankimojë këtë vendim, pasi besojnë se një lojtar që luajti vetëm 48 minuta për klubin nuk do të merrte kaq shumë para.

Augustin, i cili tani po ngroh pankinën në Basel, luajti vetëm tre herë me fanellën e Leeds, por e pagoi shumë mirë atë minuta modeste.

Kategoritë
Sport