Franck Ribery i jep fund karrierës për shkak të lëndimit të gjurit

“Ky është fund i një kapitulli, i kapitullit tim si lojtar, por jo edhe i rrëfimit tim profesional, të jeni të sigurt për këtë”, theksoi Ribery

Ish-sulmuesi i skuadrës gjermane Bayern Munich dhe lojtar i kombëtares franceze, Franck Ribery, i ka dhënë fund karrierës së tij në moshën 40-vjeçare, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Miq të dashur, tifoz të dashur, desha ta bëjë këtë video të shkurtër që t’ju tregoj se ka ardhur koha që të tërhiqem nga futbolli. Me ju dhe mbështetjen tuaj arrita që ëndrra ime të bëhet realitet dhe ju falënderoj nga zemra”, tha Ribery në mesazhin e tij në Instagram.

Ribery, fituesi i medaljes së argjendtë të Kupës së Botës 2006, tha se dëmtimi në gju e detyroi atë që menjëherë të ndalojë të luaj.

Ai falënderoi familjen e tij, shokët e skuadrës, trajnerët dhe stafin e klubeve ku ai luajti.

“Ky është fund i një kapitulli, i kapitullit tim si lojtar, por jo edhe i rrëfimit tim profesional, të jeni të sigurt për këtë”, theksoi Ribery.

Në karrierën e tij të pasur, Ribery luajti për skuadrat Metz, Galatasaray dhe Olympique Marseille, ndërsa famën më të madhe e fitoi si lojtar i skuadrës Bayern Munich nga viti 2007 deri në vitin 2019.

Me skuadrën gjermane ai fitoi shumë kampionate si Ligën e Kampionëve të UEFA-së në vitin 2013, Kupën e Botës për Klube të FIFA-s në vitin 2013, nëntë tituj të Bundesligës Gjermane (2008, 2010, 2013-2019) dhe Superkupën e UEFA-s në vitin 2013.

Në vitin 2013, Ribery fitoi edhe çmimin e UEFA-s për lojtarin më të mirë në Evropë.

Pas largimit nga Bayern Munich, Ribery luajti për skuadrat italiane Fiorentina dhe Salernitana.

Kategoritë
BotaLajmeSport