Frika për katastrofë, Ukraina propozon një forcë paqeruajtëse të OKB në centralin e Zaporizhzhia

Shefi për energjinë bërthamore në Ukrainë propozoi vendosjen e një force paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara në centralin e Zaporizhzhias.

Impianti i cili u pushtua që në ditët e para të luftës së Rusisë në Ukrainë ka qenë shpesh herë objektiv sulmesh, me palët që akuzojnë njëra-tjetrën.

Inspektorët e Agjencisë Bërthamore vizituan javën e kaluar dëmet e shkaktuara në central dhe rekomanduan caktimin e një zone të çmilitarizuar rreth tij.

Presidenti rus, Putin i pranoi shqetësimet e ngritura nga ANEB, por i kërkoi asaj që të tregonte të vërtetën se Ukraina fshihej pas sulmeve. Putin e cilësoi ANEB një organizatë të përgjegjshme, por që ndodhet nën presion të vazhdueshëm.

Ekipi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore vizitoi për dy ditë centralin e Zaporizhzha dhe kreu i saj Rafael Grosi prezantoi gjetjet e ekspertëve, sipas të cilëve duhen marrë masa për çmilitarizimin e zonës për shmangien e një katastrofe disa herë më të madhe nga ajo e Cernobilit.

Kategoritë
BotaLajme