Fshehu drogën në gojë, arrestohet 15 vjeçari shqiptar në Gjermani

Gjatë një kontrolli policor në lagjen Steintor të qytetit të Hannoverit në Gjermani autoritetet kanë arritur që mes disa të ndaluarve të arrestojnë edhe një shpërndarës droge nga Shqipëria, vetëm 15 vjeç.

Sipas mediave gjermane, adoleshenti u kap në flagrancë duke u shitur kokainë 2 personave në zonën e Raschplatz, ku ai është pikasur nga oficerët e policisë.

Gjatë kontrollit fizik atij i janë gjetur edhe 3 doza kokainë të cilat i fshihte në gojë që të mund të kishte mundësi t’i gëlltiste në rast se do të kapej.

Në pranga kanë rënë edhe disa persona të tjerë.

Kategoritë
BotaLajme