FSK dhe ministri Sveçla nderuan ushtarët serbë, Shkelzen Gashi publikon foton me krimet ndaj shqiptarëve

Studiuesi Shkelzen Gashi, ish-këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka publikuar një fotografi nga krimet e kryera të ushtarëve serbë ndaj shqiptarëve. Ky publikim ka shkas një nderim i organizuar nga ambasada gjermane dhe franceze, që iu bë ushtarëve serbë në varrezat e të krishterëve në Prishtinë. Në ceremoni morën pjesë garda e FSK-së dhe ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla.

“Këtu po e sjellë një fotografi të bërë nga agjencia franceze ‘Agence Rol’ në nëntor të vitit 1912 në Prishtinë, e cila dëshmon më së miri për krimet e ushtarëve sërbë ndaj civilëve të pafajshëm shqiptarë”, ka shkruar Gashi.

Këtë publikim Gashi e bëri, pasi Gazeta Express raportoi se në ceremoninë, ku u bën nderime pranë pllakës përkujtimore të ushtarëve serbë të rënë gjatë Luftës së Parë Botërore, morën pjesë edhe ministri Sveçla dhe gardan e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Gashi tutje ka shkruar se “Garda Ceremoniale e FSK-së, Ministria e Brendshme e Kosovës, Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë dhe Ambasada e Francës në Prishtinë duhet t’u kërkojnë ndjesë qytetarëve të Kosovës”.

Garda Ceremoniale e FSK’së ka marrë pjesë me 11 nëntor në ceremoninë e 104-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, në varrezat e krishtera në Arbëri të Prishtinës.

Por, si “pa të keq”, ushtarët e FSK’së janë vënë gaditu edhe në pllakën përkujtimore të ushtarëve të rënë serbë nga viti 1912-1918. Lufta e Parë Botërore ka filluar në vitin 1914, kurse pllaka në gjuhën serbe përkujton ushtarët e vrarë dy vjet përpara gjatë pushtimit të Kosovës ku u vranë mijëra shqiptarë. /Express/

Kategoritë
LajmeVendi