FSK po trajnohet me armatimin e ri që është pajisur

Ministria i Mbrojtjes Armend Mehaj ka bërë një njoftim në facebook ku ka treguar për ushtrimet që është duke i kryer Forca e Sigurisë së Kosovës. Ai ka thënë se ushtria e Kososvës është gati për cdmo mision ushtarak dhe se “trupat e R1K janë duke kryer trajnim me sistemet e reja të armatimit me të cilat është pajisur FSK së fundi, me fokus operacionet e mbrojtjes dhe sulmit në nivel Skuadre, Togu dhe Kompanie”.

Ai ka shtuar se FSK është e gatshme për të marrë pjesë në cdo mision të NATO’s.

Postimi i plotë

USHTRIA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS E GATSHME PËR ÇDO MISION USHTARAK

Në kuadër të përgatitjeve për ushtrimet e rradhës, Regjimenti i parë i Këmbësorisë është në fazën Intenzive të trajnimit dhe përgatitjes së njësive të saj.

Trupat e R1K janë duke kryer trajnim me sistemet e reja të armatimit me të cilat është pajisur FSK së fundi, me fokus operacionet e mbrojtjes dhe sulmit në nivel Skuadre, Togu dhe Kompanie.

Trajnimet e vazhdueshme, bashkëpunimi dhe vullneti i ushtrisë së Republikës së Kosovës, janë tregues të gatishmërisë për pjesëmarrje në çdo mision të NATO-s.

Kategoritë
LajmeVendi