Prokuroria Speciale ka dërguar një ftesë në adresë të kryeministrit Albin Kurti për t’u paraqitur në këtë institucion me datë 16 dhjetor 2024. Ndonëse zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës ka bërë ndërlidhje mes kësaj ftese për Kurtin me zgjedhjet e 9 shkurtit, në dokumentin e Prokurorisë Speciale tregohet që kryeministri Kurti është ftuar në cilësinë e dëshmitarit.
Në dokumentin e Prokurorisë Speciale thuhet se bëhet fjalë për rastin PPSnr. 62/2023, i cili është numri i lëndës për rastin e rezervave shtetërore.Kjo vërtetohet nga një vendim i Gjykatë Themelore të Prishtinës i 19 gushtit 2023 kur merr vendim për caktimin e masës së paraburgimit për Irfan Lipovicën, Hafiz Garën dhe Ridvan Muharremin.