Funerali i Mbretëreshës Elizabeth i kushtoi qeverisë britanike mbi 160 milionë funte

Ministria e Brendshme ka bërë shpenzimet më të larta me 74 milionë funte, e ndjekur nga Departamenti i Kulturës, Medias dhe Sportit me 57 milionë funte.

Funerali dhe ngjarjet shoqëruese për nder të Mbretëreshës Elizabeth II, të cilat u zhvilluan gjatë një periudhe zie kombëtare, i kanë kushtuar qeverisë britanike një kosto e vlerësuar prej 162 milionë sterlinash, tha Thesari i vendit.

Funerali shtetëror u mbajt më 19 shtator të vitit të kaluar, 11 ditë pas vdekjes së mbretëreshës.

Gjatë kësaj periudhe, qindra mijëra njerëz vizituan Westminsterin për të bërë nderimet e tyre teksa kufoma e saj ishte e shtrirë.

Ministria e Brendshme ka bërë shpenzimet më të larta me 74 milionë funte, e ndjekur nga Departamenti i Kulturës, Medias dhe Sportit me 57 milionë funte. Kostot kanë përfshirë aspekte të ndryshme të funeralit, duke përfshirë ekspozimin e kufomës, si dhe ngjarje të tjera të lidhura.

John Glen, kryesekretar i Thesarit, ka theksuar se fokusi kryesor i qeverisë gjatë kësaj kohe ishte të siguronte ekzekutimin pa probleme të këtyre ngjarjeve, duke ruajtur një nivel të duhur dinjiteti, duke i dhënë përparësi sigurimit dhe sigurisë publike.

Kategoritë
BotaLajme