Fuqia diplomatike e Turqisë!

Për shkak të pozitës që e ka, Turqia gjendet në njërën ndër hapësirat më të vështira në botë. Sidomos në 12 vitet e fundit kjo hapësirë doli të jetë edhe më e vështirë.

Shkruan: Bayram Pomak

Shumica e luftërave të cilat e përbënin aktualitetin ndërkombëtar që prej viteve të 2000-ta e këndej ndodhën në këtë luftë. Okupimi i Irakut gjatë vitit 2003, lufta e Sirisë që nga viti 2011, lufta e Libisë dhe tjerat, më së shumti e ndikuan shtetin turk. E pamundur është të mos ndikohesh nga lufta që ndodh në shtetet me të cilat keni vijë kufitare prej mijëra kilometrash. Madje thuajse është e pamundur që shkëndijat e këtyre luftërave të mos ju prekin edhe juve. Kurse u pa hapur se u bënë përpjekje të mëdha që luftërat të cilat ndodhën në këto shtete të kenë ndikim edhe në Turqinë. Sulmet terroriste, luftërat e hendeqeve 15 Korriku dhe shumë ngjarje ishin pjesë të këtij plani.

Republika e Tyrkijes, duke qenë e vetëdijshme për të gjitha këto rreziqe dhe kërcënime, për aq sa e fuqizoi industrinë e mbrojtjes dhe ushtrinë, për aq e vazhdoi politikën përmes kanaleve diplomatike. Prezenca thuajse e të gjitha fuqive të mëdha në këtë hapësirë kaotike, këtë hapësirë e shndërroi në fushë të minuar. Sikurse rasti i tendosjes së raporteve të mes të dy shteteve, pas rrëzimit të aeroplanit rus në kufi të Tyrkijes.

Andaj Tyrkije vazhdimisht ndoqi politika balancuese. Politikën balancuese Tyrkije gjithnjë e zhvilloi në korniza të parimeve që i caktoi. Kurse disa prej parimeve më të rëndësishme të Tyrkijes janë ai i njerëzishmes dhe mos-përplasjes. Vazhdimisht e mbajti anën e paqes, jo të konfliktit. Thuajse në të gjitha vendet ku pati përplasje, Tyrkije i bëri thirrje palëve të ulen në tavolinë.

Njëkohësisht ishte në anën e qëndrimit brenda të drejtës ndërkombëtare. Derisa fuqitë e mëdha qëndruan në krahun e Hefterit si grup paramilitarë, Tyrkije u rendit përkrah Libisë të cilën e pranon edhe OKB si shtet. Bëri përpjekje të mos copëtohej Libia dhe e kundërshtoi ndryshimin e kufijve të saj.

Në të njëjtën kohë në Sirinë që po e përjeton njërën ndër luftërat më të këqija në botë, Tyrkije e shpërfaqi politikën e saj më të madhe në krah të të njerëzishmes. E hapi derën dhe i mban ende 5 milion sirianë. Për këtë çështje BE s’i ndihmoi fare Tyrkijes dhe s’i mbajti fjalët që i dha. Kurse Greqia e cila pretendon se është djepi i Evropës, pa e marrë parasysh asnjë parim hap zjarr në varkat e refugjatëve dhe madje i zhyt ato.

Kur gazetari holandez Ingeborg Baugel për këtë çështje i bëri pyetje kryeministrit Miçotakis dhe i tha: “Vazhdoni t’i refuzoni dhe të gënjeni. Ky është keqpërdorim narcisit. Pse s’jeni korrekt? Refugjatët i ktheni tutje në mënyrë mizore dhe barbare.” Pas kësaj pyetjeje s’mundi të qëndrojë në Greqi dhe u detyrua të kthehet në shtetin e tij. Derisa Tyrkije i mban në shtetin e saj një numër refugjatësh që janë më shumë se popullata e shumë vendeve, shtetet e BE-së për këtë çështje e luajnë rolin tre majmunëve. Kurse kur ishin në pyetje refugjatët ukrainas, ndërtuan politikë tërësisht të kundërt dhe i hapën dyert deri në fund. Duke u shprehur se ukrainasit janë të bardhë dhe sy-kaltër, ndoqën politikë tërësisht raciste. Si rezultat i politikës balancuese, në Astana Tyrkije e mblodhi tavolinën e rrumbullakët dhe aty ia doli të mbajë balancë mes Iranit dhe Rusisë për çështjen e Sirisë. Në shumë vende të botës sot Tyrkije na del përpara si element balancues.

Kjo mund të shihet si në rastet e Libisë, Sirisë, Somalisë, Katarit dhe Azerbejxhanit, etj. Përmes hapit të fundit diplomatik që e bëri Tyrkije, ia doli ta zgjidh njërin ndër problemet më të mëdha në botë, sikurse është rasti I drithrave. Faktori më i madh që ndikoi në këtë është politika balancuese e Tyrkijes. Pas sulmit që Rusia ia bëri Ukrainës, nisën të ndryshojnë balancet në Evropë, por edhe në botë. Sanksionet që BE dhe SHBA ia bënë Rusisë, në shumë çështje i shkaktuan botës kokëqarje. Veëse sado që Tyrkije të jetë pjesë e NATO-s, për këtë ëështje vazhdoi ta ndjek politikën e saj. Si anëtare e NATO-s, Tyrkije vazhdon të ndjek politikë balancuese edhe me Rusinë. Tyrkije asnjëherë se pranoi aneksimin e Krimesë në Rusi që u realizua në vitin 2014.

Në siri kundërshtohen në shumë çështje, kurse në Libi kanë pozicione të kundërta. Njëkohësisht Tyrkije e dënoi sulmin Rus ndaj Ukrainës, s’e pranoi atë dhe e mbrojti tërësinë territoriale të Ukrainës.

Përkundër të gjitha këtyre që të dy shtetet dialogun e vendosën në plan të parë dhe bashkëpunuan në disa fusha. Tyrkije bleu nga Rusia sistem të mbrojtjes ajrore S-400, në Mersin janë duke e ndërtuar së bashku Centralin Nuklear Akkuju, linja e gypave të gazit natyror turk dhe potenciali i turistëve rus që vijnë në Tyrkije.

Për këtë arsye Tyrkije nuk mori pjesë në sanksionet e BE-së dhe SHBA-ve ndaj Rusisë, nuk ia mbylli hapësirën ajrore dhe u përcaktua për politikë të paanshme në mes të Moskës dhe Kievit. Derisa e vazhdoi bashkëpunimin dhe mos-marrëveshjet me Rusinë, Tyrkije i vazhdoi edhe raportet e mira me Ukrainën.

Madje gjatë një kohe aktualitetin botëror e angazhonin veprimet e dronëve turq BAYRAKTAR. Në kësi rethanash për shkak të politikave balancuese Tyrkije s’preferoi ta vë në plan të parë rolin e dronëve të saj. Pas kësaj lufte, nga shumë vende të botës erdhën porosi për dronët BAYRAKTAR. Në saje të kësaj politike të jashtme parimore dhe të balancuar, tani të dy shtetet që luftojnë, ia dolën të bëjnë marrëveshje. Pas takimeve që i pati me Putinin dhe Zelenskin, i nisi negociatat që drithërat e mbetura në limanet ukrainase, të nisen për në tregun botëror.

Me përpjekjet e Presidentit Erdogan, Ministri i mbrotjtjes së Tyrkijes, Hulusi Akar realizoi takime me Ministrin Rus të mbrojtjes Sergej Shojgu dhe Ministrin e mbrojtjes së Ukrainës Oleski Reznikov. Më në fund palët u morën vesh për zgjidhje.

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Guterres tha se “I nderuar Presidenti Erdogan dhe Qeveri turke, lehtësimi dhe insistimi juaj pati rol jetik në të gjitha fazat e këtij procesi!” Menjëherë pas marrëveshjes, çmimet e drithërave ranë në nivelin e kohës së para-luftës Ukrainë-Rusi. Pas realizimit të marrëveshjes, thuajse të gjitha qeveritë e botës e përgëzuan dhe e falënderuan Republikën e Tyrkijes.

Gjithsesi që këto hapa diplomatike të Turqisë i shqetësojnë shumë fuqi botërore. Veçse sjellja ekstrem racionale dhe e bazuar në interesa në politikën e jashtme të shumë shteteve që e përbëjnë qendrën e fuqisë botërore, sot shkojnë në dëm të tyre. Kjo është kështu sepse nuk janë mbajtur shumë premtime të dhëna më parë. Kundruar nga ky prizëm, këto sjellje shkaktojnë pasiguri në botë. Politika e jashtme turke me sjelljet e saj konstruktive thuajse i nxiti shumë shtete që t’i besojnë asaj.

Në saje të kësaj qasjeje të Tyrkijes, sado që Rusia ka shumë çështje për të cilat s’merret vesh me të, ia del të bashkëveprojë. Ukraina dhe Rusia u bindën të ulen në një tavolinë si në Antalja gjithashtu edhe në Stamboll. Andaj Tyrkije me këtë politikë të jashtme dhe diplomaci u bë kandidat për model ndaj shumë shteteve.

U krijua një markë e diplomacisë së modelit turk. Në saje të kësaj qasjeje të Tyrkijes në politikën e jashtme, tanimë shumë probleme të botës nuk po zgjidhen në Bruksel ose diku tjetër, por në Stamboll.


Vërejtje: Qëndrimet e autorëve nga kjo rubrikë, nuk domethënë që përfaqësojnë në mënyrë automatike edhe qëndrimet e redaksisë. Megjithatë, njohja e këtyre qëndrimeve është në interes të lexuesve, prandaj edhe publikimi i tyre. Për rrjedhojë autorët mbajnë përgjegjësi të plotë për sa u përket qëndrimeve rreth çështjeve të shtjelluara në fjalë.

Kategoritë
OPINIONEOpinione - Ballina