Fury-Usyk, dueli i rekordeve në stadiumin “Wembley” me 95 mijë tifozë

Nëse dueli i dueleve mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të zhvillohet në Britaninë e Madhe dhe më saktësisht në “Wembley”, atëherë padyshim që do të vendoset një rekord shikuesish.

Në rast se palët bien dakort për një gjë të tillë, në sfidën e njehsimit të të gjithë gjerdanëve në një brez të vetëm, do të ishin të pranishëm plot 95 mijë spektatorë.

34-vjeçari Fury vendosi një rekord në prill të këtij viti teksa mposhti bashkëmoshatarin Whyte në duelin më të fortë të historisë së boksit britanik ndërsa tashmë ai synoin të thyejë një tjetër rekord pasi stadiumi londinez është vendi i vetëm dhe më ideali ku mund të zhvillohet ndeshja mes tij dhe boksierit ukrainas në rast se nuk do të gjendet marrëveshja për Arabinë Saudite.

Kategoritë
Sport