Futbolisti i kombëtares së Serbise Erhan Mashoviç nuk këndoi himnin e Serbisë, Serbët çmenden dhe ofendojnë rëndë Mashoviçin

Futbollistet e Serbisë mbrëmë kanë mposhtur Slloveninë me rezultat 4:1 në kuadër të xhiros së dytë të Ligës së Kombeve. Më shumë se rezultatet në shtetin fqinj, flitet për detaje nga intonimi i himnit para ndeshjes.

 Gjegjësisht, futbollisti që debutoi për Serbinë, Erhan Masoviq, nuk e këndoi himnin “Bozhe Pravda”, gjë që i shqetësoi tifozët e Serbisë.

Veprimi i Mashoviqit i zemëroi edhe më shumë Serbëve pasi edhe japonezi Katsuhito Kinoshi, e këndoi me krenari himnin e Serbisë.

Masovic ka lindur në Novi Pazar në vitin 1998 dhe në moshën 15-vjeçare u transferua në Beograd, ku luajti për kategoritë e të rinjve të Cukaricki-t. Ai më vonë luajti për Club Brugge, Trencin dhe Horsens, dhe tani vesh fanellën e Bochum.

Disa tifozë shkuan aq larg me ofendimet ndaj tij, saqë i thanë trajnerit Pixie t’i “përzënë ato mbeturina nga kombëtarja” ose “le ta këndojë himnin arab”.

Kjo nuk është hera e parë që një futbollist serb nuk dëshiron ta këndojë himnin. As bashkëqytetari i Masoviqit, Adem Ljajic, nuk ka dashur të këndojë “Bozhe Pravda”, për këtë arsye selektori i atëhershëm Sinisha Mihajlovic e ka përjashtuar nga kombëtarja dhjetë vjet më parë./Gazetaere 

 

 

 

Kategoritë
Sport