Futboll: Halilhodzic bëhet trajneri i parë që kualifikohet në Kupën Botërore me 4 kombëtare të ndryshme

Trajneri boshnjak 69-vjeçar u kualifikua më parë për Kupën e Botës me Bregun e Fildishtë në vitin 2010, Algjerinë më 2014 dhe Japoninë më 2018

Vahid Halilhodzic ka bërë histori duke u bërë trajneri i parë që kualifikohet në Kupën e Botës së FIFA-s me katër skuadra të ndryshme, pasi Maroku u kualifikua në Botërorin e sivjetëm që do të mbahet në Katar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Maroku mundi të martën Republikën Demokratike të Kongos me rezultatin 4-1 në Stade Mohamed V në Kasablanka në raundin e tretë të kualifikimeve të Konfederatës së Futbollit Afrikan (CAF) për Kupën e Botës 2022, duke e bërë atë ekipin e pestë të kualifikuar afrikan së bashku me Kamerunin, Tunizinë, Ganën dhe Senegalin.

Trajneri boshnjak 69-vjeçar u kualifikua më parë për Kupën e Botës me Bregun e Fildishtë në vitin 2010, Algjerinë më 2014 dhe Japoninë në vitin 2018.

Kategoritë
LajmeSport