Futboll, Xherdan Shaqiri i bashkohet skuadrës franceze Olympique Lyon

“Pasi kaloi testet mjekësore sot në Lyon, Xherdan Shaqiri ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me Olympique Lyonnais, deri më 30 qershor 2024,” tha klubi francez në një deklaratë në lidhje me transferimin e mesfushorit të Liverpool-it

Olympique Lyon konfirmoi nënshkrimin e mesfushorit zviceran me prejardhje nga Kosova, Xherdan Shaqiri, për një shumë prej 6 milionë eurosh, si dhe një shumë maksimale prej 5 milionë eurosh në bonuse, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Pasi kaloi testet mjekësore sot në Lyon, Xherdan Shaqiri ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me Olympique Lyonnais, deri më 30 qershor 2024,” tha klubi francez në një deklaratë në lidhje me transferimin e mesfushorit të Liverpool-it.

29-jeçari Shaqiri, me origjinë nga Kosova, ka 96 paraqitje për ekipin kombëtar të Zvicrës, me të cilët ka marrë pjesë në tre turne të Kupës së Botës FIFA (2010, 2014 dhe 2018) dhe dy Kampionate Evropiane (2016, 2021).Kujtojmë, Zvicra eliminoi Francën në 1/16-tat e Kampionatit të fundit Evropian më 28 qershor në kryeqytetin hungarez Bukuresht.

Ai konsiderohet si një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e futbollit zviceran së bashku me Alexander Frei dhe Stephane Chapuisat.

Pasi ka shënuar tetë gola në 17 ndeshje, Shaqiri është aktualisht golashënuesi më i mirë i kombëtares zvicerane në turnetë kryesorë ndërkombëtarë.

Gjithashtu, ai ndihmoi Bayern Munich-un dhe Liverpool-in të fitojnë titujt e UEFA Champions League.

Kategoritë
LajmeSport