Futbolli rus po shpërbëhet: “Ajo që do të ndodhë është e frikshme”

Sporti rus është nën ndikim të madh për shkak të pushtimit rus të Ukrainës. Sportistët rusë janë eliminuar nga garat më të mëdha dhe futbolli rus është veçanërisht në rënie, sepse kombëtarja ka mbetur pa Kupën e Botës dhe klubet pa garat evropiane, dhe shumica e futbollistëve të huaj janë larguar nga liga ruse.

“Futbolli rus është në koma”, tha Zarema Salihova, gruaja e pronarit të Spartak Moskës, pasi Ashot Kaçaturan dha dorëheqjen si njeriu i parë në ligën ruse.

“Mendoj se Kaçaturan e kuptoi shpejt se liga nuk mund të ringjallet, e lëre më të reformohet. Pse do të ishte përgjegjës për proceset që nuk i kishte nisur vetë? Kushdo që të vijë tani, dyshoj se liga ruse do të jetë e pavarur”, tha Salihova, duke shtuar:

“Para ngjarjeve të shkurtit, Rusia renditej e 36-ta në renditjen e FIFA-s. Ajo që do të ndodhë pas disa vitesh është e frikshme. Të jesh në të njëjtin nivel me Iranin, Indinë dhe Pakistanin nuk është perspektiva më e mirë…”

Kategoritë
Sport