Futbollistët e Minaj ukrainas dhe Yaroslavl rus janë përleshur në një hotel në Antalia

Futbollistët e Minaj ukrainas dhe Yaroslavl rus janë përleshur në një hotel në Antalia dhe fakti se ngjarja ka ndodhur vërtet është konfirmuar në faqen zyrtare të klubit nga Ukraina.

“Dje, më 13 shkurt, në hotelin Royal Sigunas në Turqi ka ndodhur një përleshje, në të cilën kanë marrë pjesë përfaqësues të Minaj dhe ‘country 404’ – Shinnnik të Yaroslavl”, kanë theksuar ata në faqen zyrtare në Facebook.

Sipas ukrainasve, shkak i konfliktit është bërë “sjellja e turpshme” e futbollistëve të skuadrës ruse ndaj stafit të hotelit dhe thirrjet provokuese drejtuar ukrainasve.
Mediat ruse kanë shkruar se ukrainasit kanë detyruar përfaqësuesit e klubit nga Rusia të këndojnë himnin kombëtar, gjë që Minaj e ka mohuar, ashtu siç kanë mohuar se ka pasur përleshje në ashensorin e hotelit.

“Përleshja u zhvillua, por vetëm në hotel, ku rusët qëndruan në formacion të barabartë. Numri i viktimave nga ana e tyre konfirmon faktin e asaj që ndodhi”, njoftoi klubi.
Më tej u konfirmua se pas asaj përleshje, ukrainasit kanë shkuar në dhomat e tyre dhe se rusët janë luftuar me njëri-tjetrin.

Nga ana tjetër, ky klub rus pretendon se nuk janë ata nismëtarët e konfliktit.

“Ne deklarojmë zyrtarisht se nuk ishim ne iniciatorët e konfliktit. Lojtarët tanë vepruan si një ekip i vërtetë, ata mbrojtën shokun e tyre të skuadrës i cili u sulmua. Sipas rezultateve të ekzaminimeve mjekësore, ai nuk është lënduar rëndë. Aktualisht jemi të sigurt, dhe do të shkojmë në një hotel tjetër sapo të shmangen konfliktet e reja”, njoftoi klubi dhe shtoi:

Ne dënojmë çdo formë dhune dhe e konsiderojmë të papranueshme që të ndodhin gjëra të tilla”.

Kategoritë
Sport