Futbollisti i Barcelonës kreu umren para finales së madhe kundër Real Madridit

Futbollisti i Barcelonës, Ansu Fati, kreu umren në Mekë para finales së Superkupës së Spanjës kundër Real Madridit.

Ekipi i Barcelonës ndodhet në Arabinë Saudite, ku zhvillohet faza përfundimtare e turneut të Superkupës, dhe Fati e shfrytëzoi një ditë të lirë për të vizituar Kabën.

Umra është vizita në Kabë dhe kryerja e disa riteve fetare, njësoj si në haxh, me përjashtim të faktit që umra mund të kryhet gjatë gjithë vitit, përveç ditës së Arafatit dhe ditëve të Bajramit.

Ndryshe, lojtari 22-vjeçar është me origjinë nga Guinea-Bisau, por që në fillim të karrierës ka luajtur për Kombëtaren e Spanjës.

Këtë sezon, ai ka zhvilluar vetëm tetë ndeshje, duke luajtur gjithsej 186 minuta në të gjitha garat me fanellën e Barcelonës, dhe është krejtësisht jashtë planeve të trajnerit Hansi Flick.

Fati dikur trashëgoi numrin 10 nga Lionel Messi, dhe priteshin shumë nga ai, por asnjëherë nuk arriti të përmbushë pritshmëritë. Klubi e huazoi te Brighton-i, por as në Premier Ligën angleze nuk qëndroi gjatë, kështu që në fillim të këtij sezoni u kthye në Barcelonë.

Dy vite më parë, vlera e tij në treg ishte 80 milionë euro, ndërsa tani ajo ka rënë në “vetëm” 10 milionë euro.

Kategoritë
Sport