Futbollisti i dënuar brazilian, Dani Alves, lirohet me kusht me një milion euro

Vendimi erdhi pasi ish-lojtari Barcelonës siguroi gjykatën se nuk do të ikte nëse i jepej lirimi i përkohshëm. Gjykata më herët kishte përcaktuar se kishte rrezik që ai të largohej nga vendi.

Gjykata e Barcelonës që dënoi futbollistin Dani Alves me katër vjet e gjysmë burg për sulm seksual, vendosi sot se ai mund të lirohet me kusht pasi apeloi dënimin.

Alves mund të largohet nga burgu i Barcelonës, ku ai është ndaluar për 14 muaj, nëse paguan 1 milion euro dhe dorëzon pasaportat e tij spanjolle dhe braziliane tek autoritetet.

Vendimi erdhi pasi ish-lojtari Barcelonës siguroi gjykatën se nuk do të ikte nëse i jepej lirimi i përkohshëm. Gjykata më herët kishte përcaktuar se kishte rrezik që ai të largohej nga vendi.

Teksa Alves u shpall fajtor muajin e kaluar për përdhunimin e një femre të re në një klub nate në Barcelonë, ai po apelon vendimin në Gjykatën e Lartë të Drejtësisë të Katalonjës.

Sipas ligjit spanjoll, një i burgosur nuk mund të qëndrojë në paraburgim për më shumë se gjysmën e dënimit. Megjithatë, pasi ka kryer vetëm 14 muaj, ai mund të mbahet ligjërisht edhe për 13 muaj të tjerë, pasi ai apelon.

Sipas vendimit të gjykatës, Alvesit i ndalohet gjithashtu të kontaktojë me viktimën dhe duhet të paraqitet çdo javë tek autoritetet.

Kategoritë
Sport