Skuadra e Romës është duke luajtur ndeshjen ndaj Udineses, e vlefshme për javën e 32-të në Serie A.
Në minutën e 75’të futbollisti i romakëve, Evan Ndicka ra pa ndjenja në fushë.
Intervenimi i shpejtë i mjekëve duket se shpëtuan jetën e lojtarit, i cili është nisur për në spitalin më të afërt.
Gjyqtari kryesor e ka ndërpre përkohësisht ndeshjen.