Futbollisti koreano-jugor nga Fenerbahçe kalon në Napoli për 18 milionë euro

Mediat italiane raportuan se kontrata me Napolin është nënshkruar për tre vite me mundësinë e vazhdimit për dy vite të tjera, klauzolë të kompensimit prej 45 milionë euro.

Futbollisti koreano-jugor i skuadrës turke Fenerbahçe, Kim Min-Jae ka kaluar në klubin italian Napoli me një transfer prej 18 milionë eurosh, konfirmoi Fenerbahçe.

“Është arritur marrëveshje mes palëve për transferimin e futbollistit tonë profesionist Kim Min-Jae në klubin italian Napoli në vlerën 18.050.000 euro”, njoftoi Fenerbahçe.

Mbrojtësi 25-vjeçar, të cilin Fenerbahçe e transferoi nga Beijing Guoana vitin e kaluar, ka luajtur 40 ndeshje për skuadrën turke dhe ka shënuar një gol.

Gjithashtu edhe Napoli konfirmoi transferin në ueb-faqen e saj ndërsa presidenti i klubit Aurelio De Laurentiis në profilin e tij në rrjetet sociale shpërndahu një foto të Kim Min-Jae duke nënshkruar kontratën dhe shkroi: “Mirë se vjen Min Jae!”.

Mediat italiane raportuan se kontrata me Napolin është nënshkruar për tre vite me mundësinë e vazhdimit për dy vite të tjera, klauzolë të kompensimit prej 45 milionë euro.

Kategoritë
Sport