Futbollisti kosovar Zymer Bytyqi transferohet në Olympiakos

Olympiakos nëpërmjet një njoftimi bëri të ditur se ka arritur marrëveshje me anësorin 26-vjeçar

Klubi grek Olympiakos ka transferuar futbollistin e Kombëtares së Kosovës, Zymer Bytyqi, nga klubi turk Arabam.com Konyaspor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Olympiakos nëpërmjet një njoftimi bëri të ditur se ka arritur marrëveshje me anësorin 26-vjeçar.

Bytyqi ishte transferuar në Konyaspor në vitin 2021 nga klubi norvegjez Viking. Ai në 83 ndeshje me klubin turk Konyaspor shënoi 11 gol dhe 15 asistime.

Kategoritë
LajmeSport