Futbollisti kroat rrahet brutalisht nga lojtarët rivalë: Jemi në shok, sulmi ishte i planifikuar

Sporti kroat është tronditur nga një skandal i madh pasi futbollisti Pero Opušić (26) është rrahur brutalisht, për pasojë një ndeshje është shtyrë.

Opušić është lojtar i ligës së ulët kroate HNK Konavljanin, dhe siç theksohet nga ky klub, ai është sulmuar dhe rrahur brutalisht nga lojtarët e HNK Slaven Gruda.

Klubi ka sqaruar se për këtë është shtyrë dueli i planifikuar kundër ONK Metkoviqit dhe siç thonë ata janë të shokuar për shkak se sulmi ka qenë i planifikuar.

“Ndeshja e sotme me ONK Metkoviqin u shty për shkak të sulmit të dy lojtarëve të HNK Slaven Gruda dhe disa djemve nga Gruda ndaj lojtarit tonë Pero Opushić në Popovići. Pas marrjes së ndihmës mjekësore në urgjencën e OB Dubrovnikut, Pero u lirua në shtëpi. “ deklaron klubi dhe shton:”Jemi në shok sepse sulmi ishte i planifikuar, (Pero kërkohej në disa lokacione në Çilipi dhe Popoviqi) për shkak të mendimeve të ndryshme për futbollin. Jemi gjithashtu të mendimit se Pero është sulmuar sepse është lojtar i klubit tonë. Ne dënojmë fuqishëm çdo formë dhune dhe shpresojmë që gjëra të tilla të mos përsëriten më. Ne i japim mbështetje të plotë Perës dhe familjes së tij”, thanë ata përmes një postimi në Facebook nga menaxhmenti i HNK Konavljanin.
Për mediat kroate, Policia e Dubrovnik-Neretvës ka konfirmuar këtë incident të madh dhe ka bërë të ditur se rrethanat e sulmit janë duke u përcaktuar.

Kategoritë
Sport