Futbollisti legjendar francez Eric Cantona mbështeti Palestinën dhe u sulmua nga izraelitët

Futbollisti legjendar francez Eric Cantona u gjend në qendër të vëmendjes së publikut pasi publikoi një foto ku pozon me një fanellë kushtuar popullit palestinez.

Tifozët e Celtic janë një nga grupet e pakta sportive që kanë mbështetur publikisht Palestinën dhe tani kanë filluar të shesin fanella me motivin e klubit të tyre të dashur dhe flamurin palestinez.

Kjo fanellë u zbulua zyrtarisht së fundmi dhe do të jetë në shitje, ku të gjitha të ardhurat do të shkojnë për refugjatët palestinezë.

Legjenda Cantona ka marrë pjesë në të gjithë projektin dhe me krenari ka pozuar me këtë fanellë dhe ka postuar një foto në Instagram.
Natyrisht, nuk u desh shumë kohë që dolën përpara shumë izraelitë të cilët ishin të pakënaqur me lëvizjen e Cantona-s, por kishte shumë më tepër komente pozitive nga njerëzit që simpatizonin palestinezët.

Kategoritë
Sport