Golashënuesi shqiptar i ekipit “kuq e bardhë”, Rey Manaj, si dhe mbrojtësi serb Urosh Radakoviq, luajtën rol të rëndësishëm në suksesin e ekipit të tyre me golat e shënuara.
Klubi i Superligës Turke, Net Global Sivasspor, këtë sezon ka shënuar fillimin më të mirë të 5 sezoneve të fundit ndërsa futbollisti i kombëtares shqiptare Rey Manaj me golat e tij është emri kyç në këtë sukses, raporton Anadolu.
Skuadra “kuq e bardhë” nën drejtimin e trajnerit Bülent Uygun, i cili arriti një seri fitoresh duke mposhtur klubet si Atakaş Hatayspor, Adana Demirspor dhe Çaykur Rizespor në 3 javët e fundit në ligë, u ngjit në vendin e 6-të të tabelës.
Këtë sezon klubi anadollak në 11 javë arriti 5 fitore, 2 barazi dhe 4 humbje, duke grumbulluar 17 pikë.
Me këto rezultate Sivasspor-i e bëri nisjen më të mirë të sezonit në 5 sezonet e fundit.
Ekipi së fundmi në sezonin 2019-2020 ka grumbulluar 21 pikë në të njëjtën periudhë.
– Manaj dhe Radakoviq kontribut prej 7 golash
Golashënuesi shqiptar i ekipit “kuq e bardhë”, Rey Manaj, si dhe mbrojtësi serb Urosh Radakoviq, luajtën rol të rëndësishëm në suksesin e ekipit të tyre me golat e shënuara.
Rey Manaj, i cili kontribuoi për skuadrën e tij me 4 gola në 11 javët e fundit, arriti të shënojë në ndeshjet kundër Gaziantep FK, Atakaş Hatayspor (2) dhe Adana Demirspor. Urosh Radakoviq nga ana tjetër shënoi gola në ndeshjet mes Bellona Kayserispor (2) dhe Adana Demirspor.