Futbollisti u hodh nga kati i dytë në tentativë për t’i shpëtuar jetën

Futbollisti turk Baris Basdas (33), i lindur në Gjermani, i mbijetoi tërmetit të fuqishëm në Turqi dhe plagosi këmbën pasi u hodh nga kati i dytë në një përpjekje të dëshpëruar për të shpëtuar jetën.

Mbrojtësi me përvojë, i cili luan për skuadrën turke të kategorisë së dytë Yeni Malatyaspor, u hodh nga kati i dytë i shtëpisë për të shpëtuar veten dhe theu këmbën gjatë procesit.

Për shkak të situatës dramatike në spitale, Basdas aktualisht nuk mund të marrë ndihmë mjekësore dhe nuk ka një diagnozë të saktë, raporton RTL gjermane.

Mes klubeve të tjera, Basdas luajti për Hannover 96, më pas u transferua në Samsunspor dhe ka qenë me Malatyaspor që nga shkurti i vitit 2022. Në rininë e tij, ai u stërvit në Këln dhe Alemannia Aachen, përpara se të transferohej në Turqi.
Sipas informacioneve të fundit, të cilat janë bërë të ditura nga Administrata e Situatave Emergjente të Turqisë (AFAD), numri i të vdekurve nga tërmetet ka shkuar në 1762 persona, ndërsa 12068 të lënduar.

Sipas të dhënave që disponon AFAD, deri më tani janë prishur 5606 objekte.

Kategoritë
Sport