“Ka klube që e kërkojnë Rey Manajn. Nga Franca dhe Italia kanë ofruar 6 milionë euro, ndërsa nga Katari 9 milionë euro. Presidenti dhe drejtuesit tanë kanë përcaktuar një klauzolë transferimi prej 15 milionë eurosh…”, u shpreh Uygun.
Trajner i EMS Yapı Sivasspor, një nga skuadrat e Superligës Turke, Bülent Uygun, ka bërë të ditur se ka pasur oferta transferimi nga brenda dhe jashtë vendit për sulmuesin shqiptar të klubit, Rey Manaj.
Uygun në një intervistë për Anadolu tha se sulmuesi shqiptar tërhoqi vëmendjen me 18 golat që shënoi në kampionat këtë sezon.
“Ka klube që e kërkojnë Rey Manajn. Nga Franca dhe Italia kanë ofruar 6 milionë euro, ndërsa nga Katari 9 milionë euro. Presidenti dhe drejtuesit tanë kanë përcaktuar një klauzolë transferimi prej 15 milionë eurosh. Por nuk e di se çfarë do të ndodhë, si do të përfundojë”, u shpreh Uygun.
Ai tha se planifikimin e skuadrës për sezonin e ri në klub do ta bëjnë sipas situatës së Rey Manajt.
“Ne mund të bëjmë plan ekipor në varësi të largimit të Rey Manajt. Do të hyjmë në një periudhë në të cilën mund të jemi shumë të relaksuar ekonomikisht. Ne po bëjmë plane sikur ai të mos jetë larguar”, u shpreh Uygun, duke shtuar se për futbollistin shqiptar kanë pranuar oferta edhe nga klubet turke.
“Nuk mendoj se është e drejtë të jepen emrat e tyre (klubeve) pasi nuk ka një ofertë zyrtare. Mund të them se dy nga skuadrat tona të mëdha duan ta blejnë atë. Gjithashtu thanë se edhe një ekip nga Istanbuli dëshiron ta transferojë. Në fund të fundit, bordi ynë i drejtuesve do të vendosë. Nëse është e nevojshme ekonomikisht, ne do të marrim vendimin në përputhje me rrethanat dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë më pas”, tha ai.
Futbollisti 27-vjeçar këtë sezon tërhoqi vëmendjen me performancën e tij duke shënuar 18 gola në 33 ndeshjet të Superligës Turke. Ai gjithashtu shënoi 4 gola në 3 ndeshje të Kupës Turke.