Futbollistja Alicia Lehmann u bë hit i vërtetë në Instagram dhe ia kaloi asit të njohur të tenisit Roger Federer

Futbollistja Alicia Lehmann u bë hit i vërtetë në Instagram dhe ia kaloi asit të njohur të tenisit Roger Federer, i cili është bashkëkombas i saj nga Zvicra.
Pakkush besonte se një sportist apo sportiste nga Zvicra do t’ia kalonte Rogerit, i cili numëron 11.2 milionë ndjekës, por Alisha u bë më e njohur se Federer në rrjetet sociale për shkak të aftësive të saj në futboll, por mbi të gjitha pamjes tërheqëse!

Ajo tani po “qep” Federerin për 100 mijë ndjekës, ndonëse janë 171 postime, tre herë më pak se Roger, i cili është pakrahasueshëm më i famshëm se ajo! Futbollistja e Aston Villa konsiderohet nga shumë si më tërheqësja në botë dhe fotot e saj nudo kanë miliona shikime!

Dy vite më parë, ajo u nda nga shoqja e skuadrës Ramona Bachman dhe më pas hyri në një romancë me futbollistin e Aston Villas, Douglas Luiz, me të cilin edhe u nda!

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, është shumë prapa dyshes së përmendur dhe ka 2.9 milionë ndjekës në Instagram, kështu që zë vendin e tretë të sportistëve më të njohur nga Zvicra!

Kategoritë
Sport