Futën në lavatriçe foshnjën e vdekur, Spitali i Pejës tenton ta fshehë rastin

Kohë të gjatë kaloi korridorit të gjinekologjisë, duke pritur që nga salla t’i vie zëri i fëmijës së porsalindur.

Por ai zë i foshnjës nuk u dëgjua atë natë në spitalin e Pejës.

Babai që po priste lajmin më të mirë në jetën e tij, mori vesh se bashkëshortja e tij lindi fëmijën e vdekur.

Të gjallë nuk pati mundësi ta merrte në krahë, po as kufomën nuk ja dhanë stafi shëndetësor këtu në Spitalin e Pejës.

Insistimi i tyre që familja të mos e merrte kufomën duket që kishte një arsye.

Beba e lindur e vdekur u la diku bashkë me çarçafët që u përdorën në sallën e lindjes.

E më pas ata çarçafë me trupin e pajetë të foshnjës u fut në lavatriçën e spitalit.

Krejt kjo mbase nuk do ishte marrë vesh sikur në këtë spital nuk do punonte, gjyshi i foshnjës.

Ngjarjen që ndodhi para tetë ditësh e tregoi për T7, babai i fëmijës së vdekur.

Krejt kjo sipas tij ndodhi për shkak të neglizhencës të mantel bardhëve.

Po qëndrim për këtë neglizhencën dhe ngjarjen e tmerrshme që ndodhi në repartin e Gjinekologjisë nuk dha udhëheqësi i spitalit.

Madje ata i thanë ekipit që përveç komunikatës që lëshuan një ditë më parë nuk kanë asgjë për të shtuar.

Spitali njoftoi se katër mami, një pastruese dhe dy persona në lajtore janë stafi që u suspendua nga puna.

Ndërkohë rasti është duke u trajtuar në departamentin e Krimeve të Rënda në Prokurorinë e Pejës.

Shkodran Nikçi tregoi për hapat që tashmë janë ndërmarrë.

Veç dy ditë pas rastit, për vizitë në Spitalin e Pejës shkoi ushtruesja e detyrës së drejtorit të SHSKUK-së, Pranvera Zenjullahu Raçi.

Televizioni provoi të marrë një qëndrim edhe ajo e njëjta nuk ka kthyer përgjigje.

Kategoritë
LajmeVendi