Federata e Volejbollit e Kosovës ka njoftuar se ka arritur t’i sigurojë edhe tri projekte të mëdha nga Federata Botërore e Volejbollit (FIVB).
Pas aplikimit të suksesshëm, FIVB i ka aprovuar dhe e ka njoftuar FVK-në se është fituese e tri projekteve që lidhen me “Volleyball Empowerment” (Fuqizimi i volejbollit).
“Projektet kanë të bëjnë me:
Programin për zhvillim të trajnerëve të ekipeve Kombëtare
Programin për zhvillim të referëve
Programin për zhvillim të menaxherëve dhe stafit administrativ.
“Volleyball Empowerment” është program me të cilin identifikohet FIVB, falë iniciativës së presidentit të saj Dr. Ary Graça, që të mbështesë ekipet kombëtare në 5 nivele të ndryshme”, thuhet në njoftim.
Implementimi i projekteve të para do të fillojë në shtator 2024 dhe do të vazhdojë deri në përmbylljen e tyre.