Gabimet që bëjnë shumica e njerëzve kur trajtojnë ftohjen dhe gripin në shtëpi

Është ajo kohë e vitit kur njerëzit kalojnë pjesën më të madhe të kohës duke kollitur, teshtitur dhe fshirë hundët. Dimri sjell me vete ftohjet, viruset dhe gripin.

“Skanimi” i rafteve të farmacive dhe leximi i forumeve në internet mund t’ju ngatërrojë dhe t’ju çojë në rrugën e gabuar kur trajtoni ftohjet dhe gripin.

Dy farmacistë kanë paralajmëruar për disa nga gabimet e zakonshme që njerëzit bëjnë kur trajtojnë vetë një ftohje dhe si të ndihen më mirë.

“Njerëzit shpesh marrin vitaminë C për të parandaluar ftohjet, por ka pak prova për ta mbështetur këtë,” shpjegoi Sadik Al-Hassan, një farmacist nga Bath.

Disa studime sugjerojnë se vitamina mund të ndihmojë në pastrimin më të shpejtë të ftohjes, por provat janë ende goxha jo bindëse.

“Një tjetër produkt i njohur për të ftohtin dhe gripin tek pacientët është echinacea”, shpjegoi farmacisti.

Echinacea është një bimë që ekspertët dikur mendonin se stimulonte sistemin imunitar për të luftuar infeksionet në mënyrë më efektive. Por studimet e fundit kanë zbuluar se një suplement dietik zvogëlon pak mundësinë për t’u ftohur.

Mike Hewitson, një farmacist nga Somerset, i paralajmëroi njerëzit që të mos përdorin asnjë antibiotik të mbetur që mund të gjenin në shtëpitë e tyre.

“Gripi ose ftohja e zakonshme janë infeksione virale dhe nuk mund të trajtohen me antibiotikë. Nuk ka trajtim të drejtpërdrejtë për dy infeksionet virale, gjithçka ka të bëjë me menaxhimin e simptomave,” shtoi ai.

Majk sugjeroi që njerëzit t’i përmbahen qetësuesve të thjeshtë të dhimbjes si paracetamoli për të ndihmuar në kontrollin e temperaturës, si dhe të pinë shumë ujë për të qëndruar të hidratuar.

“Në përgjithësi i këshilloj njerëzit të përdorin produkte jo të markës, të cilat shpesh janë po aq efektive sa produktet e markës, por me një kosto pak më të ulët”, tha ai.

Të dy ekspertët mjekësorë theksuan se në rastin e ftohjes dhe gripit, parandalimi është gjithmonë më i mirë se trajtimi.

Kategoritë
FamiljeShëndetësi