Gabriel Jesus i lënduar rëndë, për të ka përfunduar Botërori

Skuadra braziliane e futbollit do të jetë pa Gabriel Jesus në vazhdim të Botërorit, i cili u dëmtua rëndë në ndeshjen ndaj Kamerunit.

Sulmuesi i Arsenalit dëmtoi gjurin e djathtë në ndeshjen e xhiros së tretë të fazës së grupeve dhe sot u konstatua se do të duhet të pushojë për rreth një muaj, çka do të thotë se do të humbasë pjesën e mbetur të Botërorit.

Tani Brazili ka vetëm dy sulmues qendror, Richarlison nga Tottenham dhe Pedro nga Flamengo.

Trajneri i Brazilit Tite mësoi sot një tjetër lajm të keq – mbrojtësi i majtë rezervë Alex Telles gjithashtu u lëndua rëndë dhe gjuri i tij gjithashtu u dëmtua dhe performanca e tij në Katar përfundoi.

Kategoritë
Sport