Gabriel Martinelli arrin marrëveshje me Arsenalin për rinovim të kontratës

Gabriel Martinelli dhe Arsenali raportohet se kanë arritur marrëveshje për vazhdim të bashkëpunimit.

Gazetari nga “The Athletic”, David Ornstein, ka raportuar se braziliani ka rënë dakord për një kontratë të re për 4 vite e gjysmë, transmeton Gazeta Express.

Martinelli kishte kontratë të vlefshme me Arsenalin deri në verën e vitit 2024.

Sipas Ornstein, marrëveshja e re tashmë është në proces finalizimi dhe 21-vjeçari do të mbetet në “Emirates Stadium” deri në verën e vitit 2027.

Martinelli iu bashkua Arsenalit në verën e vitit 2017 nga klubi brazilian, Ituano.

Ai deri më tani ka regjistruar 110 paraqitje në të gjitha garat, ka shënuar 25 gola dhe ka kontribuar me 16 asistime.

Kategoritë
LajmeSport