Gafa e Bidenit: Më shumë se gjysma e grave në kabinetin tim janë gra

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, bëri një gafë të re.

Gjatë fjalës së tij të premten në Shtëpinë e Bardhë, ai ka thënë se shumica e grave në administratën e tij janë gra.

Bideni foli në përkujtimin e 30-vjetorit të Aktit të Pushimit për Familjen dhe Sëmundjen. Fjalimi i tij u bë viral në rrjetet sociale për shkak të një gafe.

“Më shumë se gjysma e grave në kabinetin tim, më shumë se gjysma e njerëzve në kabinetin tim, më shumë se gjysma e grave në administratën time janë gra”, ka thënë Biden.

Presidenti amerikan ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes me gafat e tij.

Kategoritë
BotaLajme